HomeAktuale

Hiqet Gjendja e Jashtëzakonshme, Masat Emergjente mbesin në fuqi

Kuvendi i Serbisë ka hequr Gjendjen e Jashtëzakonshme, e cila hyri në fuqi më 15 mars për shkak të epidemisë së koronavirusit, shkruan Folonline.c

Takim me tensione në Preshevë, për një moment Arifi i PD-së del nga kontrolli
Kamberi: Lufta kundër Millosheviqit ishte kauzë e drejtë
Çertifikohet lista e APN-së për zgjedhjet e KKSH-së

Kuvendi i Serbisë ka hequr Gjendjen e Jashtëzakonshme, e cila hyri në fuqi më 15 mars për shkak të epidemisë së koronavirusit, shkruan Folonline.com.
Kjo do të thotë se nuk ka më përfshirje ushtarake për qëllime civile, të moshuarit mund të dalin jashtë, transporti publik fillon të punojë nga e premtja, dhe nga e hëna fëmijët kthehen në kopshte dhe qendra të kujdesit ditor.
Kjo nuk do të thotë se medoemos çdo masë e emergjente e marrë si rezultat i epidemisë së koronavirusit do të shfuqizohet.
Vendimi hyn në fuqi me botim në Gazetën Zyrtare.
155 deputetë votuan në favor të vendimit, askush nuk kundërshtoi dhe një deputet abstenoi.
Deputetët gjithashtu miratuan Ligjin për vlefshmërinë e dekreteve që Qeveria e Serbisë, me nënshkrimin e Presidentit të Republikës, miratoi gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe që u konfirmuan nga Kuvendi Popullor.
Njëmbëdhjetë dekrete që ishin në fuqi gjatë gjendjes së jashtëzakonshme janë shfuqizuar që kishin të bënin me organizimin e punës, pjesën e masave tatimore, mënyrën e huazimit, pjesëmarrjen në procedurat penale.
Gjendje e Jashtëzakonshme në Serbi për shkak të koronavirus u shpall në 15 mars.

COMMENTS