HomeKoronavirusi

Në xhami vetëm me maska dhe me distancë

NJOFTIM Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc njofton të gjithë besimtarët e komunës së së Bujanocit se për shkak të gjendjes së rënduar të K

Mlladosti kthehet me 11 copa në Bosilegrad
Në Preshevë përmbyllet manifestimi”Ditët e mërgatës”
Për vikend gati se gjithçka mbyllet

NJOFTIM

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc njofton të gjithë besimtarët e komunës së së Bujanocit se për shkak të gjendjes së rënduar të Korona virusit, në namazin e xhumasë obligohen rreptësisht, që për të hyrë në xhami për faljen e namazit të xhumasë,, patjetër duhet të kenë maskën.

I ndalohet çdo namazliu të xhumasë që të hyjë në xhami pa maskë, përndryshe do të merren masat juridike ndaj çdo personi që hyn në xhami pa maskë.
Gjithashtu,, obligohen imamët dhe këshilli i xhamisë, që në xhami të vendosin shenjat e distancës për faljen e namazit, dhe të mos lejojnë faljen en namazit të xhumasë dhe namazeve të tjera, përveç se me maskë dhe distancë,, përndryshe edhe për ta do të merren masat juridike.

Gjithashtu patjetër duhet të kenë dezinfektuesin në hyrje të xhamisë,, ose dikush nga të rinjtë ti shërben xhematit me dezinfektues në hyrje të xhamisë.

Ju faleminderit për mirëkuptim

Njofton KBI-Bujanoc
24. 03. 2021

COMMENTS