Forumi i Gruas së PVD-së në Bujanoc ka zgjedhur organet udhëheqëse të saj. Lajmin e bëri të ditur kryetari i këtij subjekti politik Shaip Kambe
Forumi i Gruas së PVD-së në Bujanoc ka zgjedhur organet udhëheqëse të saj.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i këtij subjekti politik Shaip Kamberi.
Postimi i tij:
Në mbledhjen mbajtur dje në Bujanoc, Forumi i Gruas Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc ka zgjedhur udhëheqësen e saj të re.
Nga Kuvendi prej 45 delegatësh, Shermine Behluli është zgjedhur kryetare e Forumit, duke shoqëruar këtë vendim me një ekip të fortë drejtues, përbërë nga Zavendëskryetare Afërdita Mustafa dhe sekretare Resmije Ramadani, si dhe 15 anëtare të tjera të kryesisë së Forumit Gruas dega në Bujanoc.
Me një atmosferë frymëzuese dhe angazhuese, me vizion të qartë për rolin dhe kontributin e gruas shqiptare në zhvillimin e Luginës së Preshevës.
Si formacion i grave të rreshtuara me vendosmëri për të adresuar sfidat dhe nevojat e shqiptarëve e në veçanti të gruas në komunën e Bujanocit, duke promovuar emancipimin dhe pjesëmarrjen aktive të grave në proceset vendimmarrëse.
Forumin e Gruas ofron mbështetje konkrete duke përqendruar përpjekjet në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe foecimin e rezistencës ndaj diskriminimit sistematik shtetëror.
Me këtë zgjedhje, Forumi i Gruas në Bujanoc shfaq një përkushtim të theksuar ndaj avancimit të gruas shqiptare në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe politike në Luginën e Preshevës.
COMMENTS