HomePolitikë

Ekskluzive: “868-shi” megjithatë “ ka votuar” më 27 maj? (foto-dokument)

  Procesi i zgjedhjeve parlamentare në Serbi akoma nuk ka përfunduar. Vendvotimi nr.6 në Tërnoc të komunës së Bujanocit po e mban peng zyrt

Delegacioni nga Lugina zhvillon takimin e fundit në SHBA
Pajaziti në takim te kryeministri Kurti
Komunë: Kujdes kujt po i jepni pare

 

Procesi i zgjedhjeve parlamentare në Serbi akoma nuk ka përfunduar.

Vendvotimi nr.6 në Tërnoc të komunës së Bujanocit po e mban peng zyrtarizimin e rezultateve zgjedhore, e bashkë me të edhe formimin e qeverisë së re.

Qytetarët e këtij vendvotimi deri më tash  është dashur të votojnë tre herë ndërsa kontesti lidhur me rivotimin e fundit, të 27 majit, ende nuk ka marrë epilogun e tij.

Pas këtij rivotimi, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës-KSHL ka parashtruar kërkesë në Komisionin Komunal Zgjedhor të Bujanocit-KKZ për anulimin  e rezultateve zgjedhore, por ajo është hedhur poshtë me shumicë votash nga përbërja e zgjeruar.

Pas këtij vendimi, KSHL ka ankimuar të njejtin në Komisionin Republikan Zgjedhor-KRZ, ndërsa edhe këtu përgjigja ishte negative.

Si fakt i fuqishëm, në ankesat e KSHL-së po përdoret identiteti i personit me nr.868 në regjistrin zgjedhor për të cilin pretendohet se figuron i rrethuar dhe i nënshkruar në ditën e rivotimit.

Sipas Vërtetimit të Stacionit Policor në Bujanoc, përsoni me këtë numër në regjistrin zgjedhor del të mos jetë i pajisur me letërnjoftim e as pasaportë.

Andaj, sipas ligjieve në fuqi, i njejti nuk kishte mundur as të votojë.

Por, numri rendor 868 në regjistrin zgjedhor ishte i rrethuar dhe i nënshkruar edhe në rivotimin e dytë në Tërrnoc, atë të 28 prillit.

Një Vërtetim i lëshuar nga Stacioni Policor i Surdulicës ku dëshmohej se personi me numrin 868 nuk posedonte dokumente personale ishte një argument i fortë që pas ankesës së Partisë Socialiste të Serbisë-SPS Komisioni Republikan Zgjedhor-KRZ të anulojë rezultatin e votimeve të 28 prillit.

Këtë vendim e vërtetoi edhe Gjykata Administrative duke hedhur poshtë ankesën e KSHL-së, kështu që vendvotimi nr.6 u desh të shkojë në rivotim.

Por, për dallim nga ankesa e SPS-së e cila përmbante të njejtin fakt, KRZ në arsyetimin e Vendimit për hedhjen poshtë të ankesës së KSHL-së për anulimin e  zgjedhjeve të 27 majit thekson se “868-shi” nuk ka votuar.

Si argument, KRZ ka përdorur deklaratat e 15 anëtarëve dhe zëvendësve të Këshilit Votues dhe personit të autorizuar të vet këtij institucioni ku thuhet se “868-shi nuk ka votuar.

Poashtu, KRZ thekson se ëhtë vërejtur një dallim midis numrit numrit të personave që votuan e që janë të evidentuar në proces verbal dhe numrit në regjistrin zgjedhor.

Sipas KRZ-së, në proces verbal figuron se kanë votuar  618 persona, ndërsa më pas në regjistrin zgjedhor i cili i është dorëzuar këtij institucioni figuronin 619 të tillë.

KRZ ka ardhur në përfundim se ka pasur ndërhyrje në regjistrin zgjedhor edhe atë pasi është kryer procesi.

Pas vendimit të KRZ-së, KSHL ka paralajmëruar se do të paraqes ankesë në Gjykatën Administrative.

Deri sa kanë ngelur edhe pak orë deri tek përmbyllja e afatit për ankesa në këtë institucion, i cili paraqet shkallën e fundit të vendimarrjes në procesin zgjedhor, FOLonline ka ardhur deri tek një dokument mjaft interesant që ka të bëjë me çështjen e vendvotimit nr.6.

Në fakt, bëhet fjalë për një fotografi në të cilën shihet regjistri zgjedhor, e në të figuron edhe numri rendor 868.

Në fotografi shihet se është i rrethuar ky numër, bashkë me nënshkrimin në anën tjetër.

Këtë fotografi, redaksia e ka pranuar përmes emailit ndërsa autori i dërgesës  thekson se ajo është bërë në vendvotim, me datë 27 maj.

Poashtu, në fotografi figuron edhe ora e realizimit të saj, e që është 10:36, datë 27 maj.

Foto 1: Regjistri zgjedhor- nr.868

Foto:2: Regjistri zgjedhor-nr.868 ( në pjesën e epërme koha e realizimit të fotografisë përmes telefonit)

Shtrohet pyetja se, a mund një dokument i tillë të rrëzojë arsyetimin e KRZ-së?

Megjithatë, kjo në radhë të parë varet nga KSHL se, a do të ushtrojë me të vërtetë ankesë në Gkykatën Administrative, dhe nëse po, a mund ta përdorë edhe këtë fotografi si një argument në favor të tyre?

Sidoqë të jetë, procesi i papërfunduar i zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 ka hapur debate të ndryshme në shoqërinë tonë.

Disa opinionistë kanë vlerësuar se një proces i stërzgjatur i ka konvenuar Partisë Progresiste Serbe-SNS në arsyetimin e mosformimit të qeverisë.

Ka zëra që thonë se kjo është bërë me qëllim për t’ju shmangur presionit ndaj vendosjes së sanksioneve për Federatën Ruse.

Zvarritja e këtij procesi ka ndikuar që presidenti i rizgjedhur i Republikës, Aleksandar Vuçiq, të betohet para përbërjes së kaluar të parlamentit.

 

 

COMMENTS