HomeNë fokus

Pajaziti uron Ali Ahmetin

Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti ka uruar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e rizgjedhjes në këtë detyrë. Urimi i Pajazit

Debat publik për sfidat dhe bashkëpunimin midis etnive
Në “Sezai Suroi” nis trajnimi me nxënës në kuadër të projektit inovativ për aftësi digjitale
„Kronika nga Lugina“, libri i gazetarit Baki Rexhepi

Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti ka uruar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e rizgjedhjes në këtë detyrë.

Urimi i Pajazitit :

Telegram urimi me rastin e rizgjedhjes së z. Ali Ahmeti kryetar të BDI-së

I nderuari z. Ahmeti,

Më gëzon rizgjedhja Juaj në detyrën e Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Gjatë gjithë këtyre viteve keni dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave, barazinë dhe pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Jam i bindur se, ashtu siç keni ditur të përballoni edhe momentet më të vështira, do t’u përgjigjeni me sukses edhe sfidave që ju presin përpara.

Gjithmonë keni qenë dhe mbeteni një figurë unifikuese, e rëndësishme për stabilitetin politik dhe për interesin e kombit tonë.

Ju uroj shëndet të plotë, forcë dhe suksese të mëtejme në misionin tuaj politik, në shërbim të qytetarëve dhe të çështjes shqiptare.

Me respekt,
Arbër Pajaziti

Kryetar i Komunës së Bujanocit

COMMENTS