Angazhimi i tij në studimet akademike, cilësia e institucionit dhe mundësitë për zhvillim në karrierë, kanë bërë që studenti i Fakultetit Media dhe
Angazhimi i tij në studimet akademike, cilësia e institucionit dhe mundësitë për zhvillim në karrierë, kanë bërë që studenti i Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Driton Hyseni, të bëhet pjesë e Media Grupit të UBT-së, duke e ndihmuar institucionin në përcjelljen e aktiviteteve të ndryshme.
Përmes lajmeve, marketingut, rrjeteve sociale dhe aktiviteteve të tjera që hyjnë në kuadër të këtij grupi, Dritoni është duke ndihmuar në fuqizimin e imazhit të institucionit falë njohurive të fituara në studimet akademike nga profesionistët më të mirë të fushës së medias në UBT.
“Bindja se UBT është institucioni i duhur që do të më zhvillonte mua për nga aspekti akademik dhe profesional në fushën e gazetarisë, erdhi si shkak i plan programit multidisiplinar dhe profesionistëve të medias që janë pjesë e UBT-së. Ky ishte hapi i parë dhe më i rëndësishmi për karrierën time profesionale në fushën e medias, duke zgjedhur që studimet e mia akademike t’ia besoj një institucioni gjigant siç është UBT”, ka thënë fillimisht studenti i Fakultetit Media dhe Komunikim, Driton Hyseni.
Dritoni ka vlerësuar lartë mënyrën e organizimit të punës teorike dhe praktike në UBT, duke shtuar se ndërlidhja e institucionit me industrinë e bën shumë të fuqishme dhe njëkohësisht më të lehtë inkorporimin e studentëve në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.
“Komunikimi i ngushtë i profesorëve me studentët është një nga aspektet kyçe që ndihmojnë këta të fundit për studime akademike të suksesshme. Ndaj kjo e bën shumë më të përsosur dhe më efektiv si institucion akademik UBT-në, që studentët i drejton drejt një së ardhme potencialisht të suksesshme në fusha të ndryshme të jetës”, ka thënë Dritoni.
Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT, ka nxjerrë dhe po vazhdon të nxjerrë gjenerata të suksesshme të të rinjve, në fushën e gazetarisë, medias, marketingut digjital, marrëdhënieve me publikun dhe produksionit.
COMMENTS