HomePolitikë

SDA-Sanxhak në përkrahje të shqiptarëve në Serbi, Kamberi i faleminderon për mbështetjen

Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut (SDA) me anë të një kumtese për opinion ka ngritur zërin ndaj procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamenta

Vizioni i “Bacit”
Medreseja e Luginës së Preshevës nxjerr gjeneratën e tretë
Deklarimet nga zyrtarët policorë dhe të prokurorisë, regojnë Kamberi dhe Lutfiu

Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut (SDA) me anë të një kumtese për opinion ka ngritur zërin ndaj procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare ku janë të përfshirë shqiptarët e Luginës.

„SDA thekson se shteti i Serbisë po përpiqet me çdo kusht t’i pengojë shqiptarët të bëhen pjesë e parlamentit dhe se për këtë qëllim ka angazhuar të gjitha mekanizmat në dispozicion“, transmeton FOLonline.

Ky subjekt politik vë në dukje se ky është një sinjal edhe për pakicat tjera se janë të padëshiruara në këtë shtet.

Kumtesa e SDA Sanxhak

Dhuna politike dhe juridike ndaj përfaqësuesve të popullit shqiptar në Serbi

Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut  shpreh protestën e saj kundër dhunës politike dhe juridike që po ushtrohet ndaj përfaqësuesve politikë të popullit shqiptar në Serbi në këtë proces zgjedhor.

Është e papranueshme që të gjithë mekanizmat politik dhe gjyqësor të angazhohen para syve të të gjithë opinionit demokratik vendas dhe ndërkombëtar për të penguar hyrjen e përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve në Kuvend dhe veprimtarinë e tyre të mëtejshme institucionale.

Kjo sjellje e regjimit është dëshmi se aktualisht në Serbi ekziston një politikë përjashtuese dhe e gatshme të bëjë gjithçka për t’u marrë me disidentët e saj politikë, veçanërisht nëse ata vijnë nga radhët e kombeve pakicë.

Ky është një paralajmërim për të gjitha pakicat tjera se ky regjim nuk zgjedh mjetet apo sasinë e forcës së përdorur për të arritur qëllimin e tij.

Autoritetet në Serbi tregojnë qartë se nuk janë të gatshme t’u lejojnë pakicave në Serbi qoftë edhe një pjesë të vogël të të drejtave dhe privilegjeve që ata kërkojnë për serbët në vendet fqinje.

Presim që opinioni i brendshëm demokratik dhe institucionet dhe organizatat ndërkombëtare të ngrihen në këmbë për mbrojtjen e të drejtave të përfaqësuesve politikë shqiptarë dhe të ndalojnë këtë dhunë politike dhe juridike që po vazhdon prej vitesh ndaj përfaqësuesve politikë të popullit shqiptar.

Kumtesa e SDA në origjinal:

https://www.sda.rs/vijesti/2594-politicko-pravno-nasilje-nad-predstavnicima-albanskog-naroda-u-srbiji.html

Ndërkohë, mbështetjen e shprehur nga SDA Sanxhak e ka përshëndetur edhe kryetari i PVD-së dhe kandidati për deputet, Shaip Kamberi.

Postimi i Kamberit:

Faleminderoj Kryetarin e SDA nga Sanxhaku, Dr Sulejman Ugljanin, për reagimin dhe përkrahjen që po vazhdon të na ofrojë në fazën në të cilën e gjithë aparatura shtetërore po kryen dhunë politike dhe juridike ndaj Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Koordinimi me partnerët politik të pakicave nacionale po shndrrohet në domosdoshmëri duke e parë trajtimin e qasjen e shtetit ndaj pakicave në përgjithësi e ndaj shqiptarëve në veçanti.

Lufta përjashtuese ndaj pakicave po i ngjanë viteve të 90’ta dhe kjo po shënon kthesë e kthim në kohërat e errëta të demokracisë së rrejshme dhe sipërfaqësore.

 

COMMENTS