HomeNë fokus

Diplomatja gjermane në takim te Pajaziti

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim pune ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Serbi, Anke Ko

Kurti i fton në takim politikanët e Luginës
“Spastrim etnik”, Osmani në OKB flet për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë
Skandaloze: Të dyshuarit për grabitjen e parë të artarit në Tërnoc kanë 86 vepra të kryera vetëm në Kosovë

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim pune ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad.

Takimi, që u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, u fokusua në sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të komunës së Bujanocit.

Pajaziti dhe ambasadorja Konrad biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta që mund të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të komunës, me theks në përmirësimin e infrastrukturës, arsimit dhe përfshirjen e të rinjve.

Kryetari Pajaziti theksoi rëndësinë e integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore si një hap të domosdoshëm për barazi dhe funksionim të drejtë institucional. Ai po ashtu foli për mundësitë e investimeve gjermane në Bujanoc, duke vënë në pah rolin e diasporës si urë bashkëpunimi ndërmjet komunës dhe partnerëve ekonomikë nga Gjermania.

Në fund të takimit, Pajaziti vlerësoi lart angazhimin dhe interesimin e Ambasadës Gjermane për zhvillimin e Luginës së Preshevës dhe për mbështetjen e nismave që synojnë integrimin dhe përparimin e komunitetit shqiptar.

COMMENTS