HomeAktuale

KKSH kërkon anulimin e vendimit për Fondin e Pakicave Kombëtare

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë anulimin e vendimit për ndarjen e mjeteve përmes Fondit për Pakicat Kombëtare, duke th

Pajaziti për konkursin për pranimin e policëve të rinj: Nuk mund të kërkojnë vota ata që për 20 vjet në pushtet nuk e ruajtën policinë multietnike
Një vit qeverisje – PD dhe PVD kritikojnë pushtetin e Bujanocit
KKSH dhe komuna e Bujanocit përshëndesin bashkimin e shoqatave të Luginës në Zvicër

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë anulimin e vendimit për ndarjen e mjeteve përmes Fondit për Pakicat Kombëtare, duke theksuar se Ministria për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogun Shoqëror ka shkelur ligjin, pasi nuk ka kërkuar mendimin e Këshillit para publikimit të listës përfundimtare.

Sipas njoftimit të kryetarit të KKSH-së, Enkel Rexhepi, më 21 tetor 2025, Ministria ka publikuar Listën e Vlerësimit dhe Rangimit të programeve për Fondin Buxhetor për Pakicat Kombëtare për vitin 2025, pa respektuar nenin 25 të Ligjit për Këshillat Kombëtarë të Pakicave Kombëtare. Ky nen përcakton se organet e pushtetit janë të detyruara të kërkojnë mendimin e këshillave kombëtarë përpara vendimmarrjes lidhur me projektet që kanë të bëjnë me pakicat kombëtare.

Në përputhje me ligjin, KKSH i ka dërguar letër zyrtare Qeverisë së Republikës së Serbisë, duke kërkuar anulimin e listës dhe rifillimin e procedurës në mënyrë të ligjshme dhe transparente.

Në njoftim gjithashtu theksohet se nga aplikuesit shqiptarë vetëm tre projekte janë mbështetur në kuadër të këtij fondi.

COMMENTS