Gjykata Administrative tashmë ka vendosur për ankesat e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës. Vendimi i parë ishte pozitiv, me ç’rast është ma
Gjykata Administrative tashmë ka vendosur për ankesat e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.
Vendimi i parë ishte pozitiv, me ç’rast është marrë vendim që të rivotohet në vendvotimin nr.6 në Tërnoc, shkruan FOLonline
Ndërsa vendimi i dytë ishte negativ për KSHL-në ngase u hodh poshtë ankesa për përsëritje të zgjedhjeve në vendvotimin nr.13 në Zarbincë.
Rezultatet preliminare të Komisionit Republikan Zgjedhor-KRZ, Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës e kanë renditur në kuotën e 9693 votave.
Pasi që zgjedhjet anulohen në njërin vendvotim, KSHL-së i hiqen 226 votat e siguruara, kështu që zbret në 9467 vota.
FOLonline merr vesh se për të siguruar një mandat deputeti, KSHL-së tani i duhen rreth 600 vota.
Datën e rivotimit në Tërnoc do ta caktojë KRZ.
COMMENTS