HomeNë fokus

Deputeti Bajrami pritet nga shefi i OSBE-së në Serbi

Deputeti popullor, Argjent Bajrami, është takuar sot në Beograd me shefin e misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Brathathu. Pas takimit, deputeti

Forumi i Gruas së PVD-së në Bujanoc zgjedh organet udhëheqëse
Shaqiri:Shqiprim Arifi ende po vazhdon të jetë makthi më i madh i partive politike dhe politikanëve si brenda dhe jashtë Luginës.
Vulinit i jepet e drejtë për termin “šiptari”, Kamberi paralajmëron institucionet ndërkombëtare

Deputeti popullor, Argjent Bajrami, është takuar sot në Beograd me shefin e misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Brathathu.

Pas takimit, deputeti Bajrami përmes një postimi në Facebook ka njoftuar lidhur me temat e bashkëbisedimit:

Postimi i tij:

Me ftesë të ambasadorit së OSBE, misioni në Serbi z. Jan Braathu, sot pata nderin të mirëpritem në Beograd

Gjatë takimit me z. Braathu theksova se vëmendja për Luginën e Preshevës në dekadat e fundit është zbehur dhe zvogëluar vetëm në ndryshimin e territoreve.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë vuajtur prej kohësh nga një kombinim i neglizhencës dhe diskriminimit nga qeveria e Beogradit.

Diskutuam mbi marrëveshjet që u nënshkruan mes përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Qeverinë e Serbisë për përmirësimin e pozitës juridike dhe politike të shqiptarëve në Serbi të cilat krahas obligimeve kushtetuese dhe ligjore, si dhe obligimeve të cilat imponohen nga marrëveshjet, nuk arritën të përmirësojnë të drejtat e pakicës shqiptare dhe diskriminimi sistemik vazhdon akoma të jetë prezent.

Temë diskutimi ishte edhe kërkesa jonë e kahmotshme për ndërtimin e një spitali që plotëson nevojat elementare për shërbimet shëndetësore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, sidomos në periudhën sfiduese ku gjendja me pandeminë ka kaluar shifra të tmerrshme, por që asnjëherë nuk është përfillur, kështu duke pamundësuar realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës duke na lënë në përballje për nevoja elementare në vazhdimësi.

Mosintegrimi i pakicës shqiptare në institucionet publike dhe shtetërore, gjë që e ka bërë të pamundur ofrimin e shërbimeve adekuate dhe duke rritur gjithashtu numrin e papunësisë, pasivizimi i adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, mosnjohja e diplomave si problem jetik dhe i kahmotshëm në Luginë, ishin nga temat diskutimit të cilat kërkova nga Ambasadori përkushtimin maksimal për trajtimin e këtyre problematikave.

U dakorduam për bashkëpunim të mëtutjeshëm për hartimin e politikave që trajtojnë problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

COMMENTS