Këshilltari i Altrenativës për Ndryshim në Kuvendin Komunal të Bujanocit, Florim Agaj, ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me mosinteresimin e i
Këshilltari i Altrenativës për Ndryshim në Kuvendin Komunal të Bujanocit, Florim Agaj, ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me mosinteresimin e institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me shqiptarët e Luginës.
Përmes, një postimi në Facebook, Agaj ka theksuar se ish kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, ishte i fundit që kishte shfaqur interesim për shqiptarët e këtushëm.
Postimi i këshilltarit Agaj:
Gent Cakaj, shqiptari i fundit në nivel institucional që ngriti zërin dhe mundohej të bënte hapa konkret për neve shqiptarët e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.
Periudha kohore nga tërheqja e ministrit Cakaj nga skena politike e deri sot, tregon qartë vazhdimin edhe më të fuqishëm të misionit serb mbi shqiptarët e ksaj treve. Pasivizimi vazhdon, moskyqja e shqiptarëve në institucione shtetërore as era nuk i vjen, as buxhet shtesë në shëndetsi për rritjen e kapaciteteve nuk ka kur dihet pandemija në qfar niveli ka prek çdo banorë të këtij vendi. Diplomat, simbolet vazhdon haptas të mos na njoh, e ku te gjitha këto ndikojnē fuqishëm tek ikja e të rinjëve tanë ku numri i tyre që presin vizën për Gjermani tani më e ka arrit 4-shifrorin!
Deri sa raportet Kosovë-Shqipëri janë si janë për momentin, dhe deri sa Presidenti dhe kryeministrja serbe vijn në qytetin e Bujanocit, dhe as që kthejnë kokën nga institucionet komunale por shkojn vizitojnē partit dhe fshatrat serbe, neve si komuniteti më i diskriminuar në Europe nuk di qka na mbetet tjetër përpos të mblidhemi bashkë dhe të kërkojmë #ZGJIDHJE!
Pytje; ku gjindet ajo adresë që ankesat dhe hallet tona gjejnë mirëkuptim dhe problemet themelore tona do zgjidhen?!
COMMENTS