HomeAktuale

Dyshimet e Pajazitit: A ishte rastësi zjarri që e kaploi deponinë e qytetit në natën e Bajramit, apo gjithçka e planifikuar?!

Lidhur me zjarrin tek deponia e qytetit në Bujanoc ka reaguar kryetari i degës së Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti. “Gjatë kësaj qever

PLP: Gruaja nga Presheva dyshohet se ka vdekur si pasojë e pakujdesisë mjekësore
Ministri i Mbrojtjes-Vulin nuk paraqitet në gjykatë lidhur me padinë e KKSH-së
Rasti deponia: komuna ndan 500.000 për Komunalinë, u kërkuan 1.5 milion

Lidhur me zjarrin tek deponia e qytetit në Bujanoc ka reaguar kryetari i degës së Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti.

“Gjatë kësaj qeverisje që po i numëron ditët e fundit, me dhjetëra herë është ndezur deponia e qytetit në Bujanoc.

Në pamundësi për ta zgjidhur problemin me mbeturina, si opsion nga ky pushtet, ato po ndizen”, shkruan në fillim të reagimit të tij Pajaziti.

“Sikur nuk po mjafton e gjithë situata politike e kontaminuar, diskriminimi sistematik, shpërngulja e të rinjëve, pasivizimi i adresave, ekonomia e dobët, terri informativ, vjedhjet, nepotizmi, po na helmojnë edhe ajrin, thekson kryeyari i degës së APN-së në Bujanoc.

“Problemi me mbeturina është problem që zgjidhet, por këtë nuk mund ta zgjidhin ata që e kanë krijuar, duhet ide, vullnet dhe energji të reja.

Edhe pak ditë kanë mbetur…”, thuhet në postimin e Pajazitit të Facebook.

COMMENTS