(Foto: RIK) Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ), në mbledhjen e mbajtur sonte, ka miratuar raportin mbi rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve
(Foto: RIK)
Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ), në mbledhjen e mbajtur sonte, ka miratuar raportin mbi rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve për Këshillat Nacionale të pakicave kombëtare, përfshirë edhe raportin për rezultatet e zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar, shkruan FOLonline.
Raporti i aprovuar për rezultatet e zgjedhjeve për KKSH është ky.
- Partia Demokratike: 1762 vota-2 mandate
- Partia për Veprim Demokratik: 4155 vota-5 mandate
- Lëvizja e Progresit Demokratik-2289 vota-2 mandate
- Alternativa për Ndryshim-3824 vota-5 mandate
- Partia Demokratike-1032 vota-1 mandat
Për këto zgjedhje, në regjistrin e posaçëm zgjedhor të shqiptarëve kanë figuruar 36.238 qytetarë të cilët kanë mundur të votojnë në 143 vendvotime anembanë Serbisë.
Të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 13.841 zgjedhës, derisa vota të vlefshme kanë dalur të jenë 13.062 sosh.
Raporti i KRZ-së për zgjedhjet e KNSH-së :
COMMENTS