HomeNë fokus

Bujanoci përfiton 5000 euro nga Shqipëria

Komuna e Bujanocit përmes faqes zyrtare në Facebook ka njoftuar për përfitimin e një donacioni nga Shqipëria. Postimi i plotë: BUJANOCI PËRFIT

Musliu do të nderohet me mirënjohje post mortem
Një muaj me aktivitete kulturore shqiptare në Luginë dhe Sanxhak, nën moton “Veç Shqip”
Si t’kërkohen informacione me rëndësi publike…


Komuna e Bujanocit përmes faqes zyrtare në Facebook ka njoftuar për përfitimin e një donacioni nga Shqipëria.

Postimi i plotë:

BUJANOCI PËRFITON DONACION NGA MINISTRIA PËR EVROPË DHE PUNË TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, përmes ambasadës së saj në Beograd ka dhuruar një donacion me vlerë prej 5.000 € për komunën e Bujanocit.
Donacioni i dedikohet të rinjëve të komunës së Bujanocit, të cilët me blerjen e pajisjeve kompjuterike do t’i mundësohet aftësimi në sfera të ndryshme.

E gjithë kjo është si rrjedhojë e takimit të kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë Gent Cakaj më 4 Nëntor të këtij viti në Tiranë, ku pos problemeve kyqe të shqiptarëve rreth pasivizimit të adresave, u shtjellua edhe kërkesa e kryetarit Arifi për t’i ndihmuar të rinjtë e komunës së Bujanocit.

COMMENTS