Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka reaguar lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Luginës. Pajaziti ka thënë se ky prob
Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka reaguar lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Luginës.
Pajaziti ka thënë se ky problem daton që moti dhe se nuk është reaguar me kohë që të parandalohet.
Ndër të tjera Pajaziti ka komentuar edhe për qeverinë serbe për të cilën tha se e mira qëndron në faktin se është me afat të kufizuar.
Postimi i Pajazitit:
Përmes ligjeve njerëzve mund ti jepen të drejta universale dhe përmes ligjeve gjithashtu mund të bëhet edhe gjenocid.
Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë ka filluar në vitin 2011, në kohën kur më shumë se kurrë shqiptarët merreshin me vetvetën dhe përçarja mes tyre kishte arritur kulmin.
Është dashur të ngritet zëri me kohë, në mënyrë që të parandalohet spastrimi etnik përmes pasivizimit.
Po përgjegjësi a mbanë dikush për këtë gjendje?!
Vullini racist dhe albanofob, meriton vetem një gjë, injorim!
E vetmja gjë e mirë e kësaj qeverie është, ajo nuk do të jetoje më gjatë se në prill të 2022-ës.
COMMENTS