Në qytetin e Medvegjës është hapur sot zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Përfaqësia e re e KKSH-së është mundësuar fal ndihmës nga Ministria e
Në qytetin e Medvegjës është hapur sot zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Përfaqësia e re e KKSH-së është mundësuar fal ndihmës nga Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë.
Në inaugurim, përveç personaliteteve nga jeta politike dhe publike e komunës së Medvegjës, prezent ishin edhe mysafirë të tjerë nga Bujanoci dhe Presheva.
Përveç kryetarit të KKSH-së, Ragmi Mustafa, lidhur me hapjen e zyres janë prononcuar edhe deputeti popullor, Shaip Kamberi, kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, etj.
Në vazhdim ju sjellim reagimet:
Ragmi Mustafa: kryetar i KKSH-së
HAPET ZYRA E KKSH-së NË MEDVEGJË
Ashtu edhe siç ishim zotuar 2 vite më parë, kur morëm udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar, sot në mënyrë solemne e bëmë hapjen e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Medvegjë.
Në prezencën të bashkëkombësve nga Medvegja, personaliteteve politike të Luginës së Preshevës dhe strukturave të KKSH-ës theksova se Medvegja duhet të i bashkoi të gjithë dhe të gjithë të bashkohemi për Medvegjën.
Medvegja është e medvegjasëve, është ndërgjegjja jonë kolektive. Diskriminimi i rrënjësor strukturor ka adresën tek institucionet që pasivizojnë adresat.
Kjo zyre në shërbim të qytetarëve të Medvegjës, shqiptarëve të Medvegjës do të adresojë shtypjen e shpopullimin në veçanti e realizimin e drejtave kombëtare në përgjithësi.
Zyra e KKSH-ës është nga të paktat që është hapur në nivel rajonal në këtë komunë me mbështetjen e Ministrit në detyrë të Ministrisë për Evropë dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Gent Cakaj si pjesë e masave programatike të KKSH-ës.
Medvegja nuk është e harruar!
Urime Medvegjë!
Shaip Kamberi, deputet popullor:
Në Medvegjë në hapjen e zyres së Këshillit kombëtar. Zyrë që do të jetë në shërbim të shqiptarëve në këtë komunë.
Gent Cakaj, kryediplomat i Republikës së Shqipërisë:
Sot, me mbështetjen e drejtpërdrejtë politike, financiare dhe institucionale të Shqipërisë, për herë të parë janë hapur zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë 😊🇦🇱!
Kjo zyrë do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen dhe lartësimin e të drejtave themelore të shqiptarëve në Medvegjë.
Hapja e kësaj zyre ka qenë detyrim kombëtar i kahmotshëm i Shqipërisë, por tani është edhe imponim i disa rrethanave politike: procesi i fshirjes së adresave të shqiptarëve ka zvogëluar dukshëm peshën politike të faktorit shqiptar në Medvegjë. Kjo zyrë, në bashkërendim të plotë me Shqipërinë, duhet të punojë fort në kundërshtimin e politikave të fshirjes krejtësisht të qëllimshme të adresave të shqiptarëve.
Medvegja është pjesë e patjetërsueshme e Luginës së Preshevës dhe puna jonë për mbështetjen e faktorit shqiptar edhe në këtë qytet do të vazhdojë me përkushtim të plotë.
Shumë shpejt do të fillojmë edhe me programin e plotësimit të shkollave me literaturë shqipe dhe trajnimit të mësuesve shqiptarë në Medvegjë.
Shqipëria duhet dhe do të vazhdojë mbështetjen politike dhe institucionale për të gjithë shqiptarët në rajon🤝…
COMMENTS