HomeNë fokus

Mustafa: Serbia të ndërtoj spitalin në Luginë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, adresimin për Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut e ka lidhur edhe me çështjen e s

Vdes imami i xhamisë së Konçulit Musa ef.Beqiri
Rreth 800 të vaksinuar në Bujanoc dhe Preshevë
Reagime ndaj kërkesës së policisë për heqjen e flamurit kombëtar në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, adresimin për Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut e ka lidhur edhe me çështjen e shëndetësisë.

Në këtë drejtim, Mustafa ka kritikuar mënyrën e qasjes shtetërore ndaj shiptarëve kur është në pyetje situata me Covid-19.

Duke kërkuar barazi edhe në shëndetësi, kryetari i KKSH-së ka kërkuar nga qeveria ndërtimin e një spitali për qytetarët e Luginës.

Postimi i plotë i Mustafës:

SERBIA TË ZBATOJË MARRËVESHJEN, TË NDËRTOJ SPITALIN PËR QYTETARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut – dita kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi, në 1948, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.

Ky dokument historik që shpall të drejtat e patjetërsueshme për të cilat të gjithë kanë të drejtë si qenie njerëzore – pavarësisht nga raca, ngjyra, feja, seksi, gjuha, mendimi politik ose mendimi tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, prona, lindja apo statusi tjetër.

Përhapja e koronavirusit edhe në Luginën e Preshevës ka pasqyruar se Serbia shtetërore nuk ka krijuar mundësi të barabarta për të gjithë.
Gjithashtu, jo gjithë profesionistët, kanë guximin të adresojnë dështimet e ekspozuara nga COVID-19 në sistemin e brishtë të mbrojtjes shëndetësore dhe të zbatojmë standardet e të drejtave të njeriut për të trajtuar pabarazitë e rrënjosura e sistematike, përjashtimin dhe diskriminimin ndër gjenerata.

Të Drejtat e Njeriut duhet të jenë epiqendër e reflektimit, gjatë e pas krizës me COVID-19, që ka thelluar varfërinë, rrit pabarazitë dhe ka rrënjosur diskriminimin strukturor.
Barazia dhe mos-diskriminimi janë kërkesat thelbësore edhe për të ardhmen post-COVID.

Përveç që duhet të angazhohemi dhe mbrojmë të drejtat themelore, ekonomike, sociale dhe kulturore. Duhet të kërkojmë edhe të drejtën për mbrojtje shëndetësore që buron edhe nga “Planin 7 pikësh”(2013) të aprovuar nga vetë Qeveria e Serbisë.

Andaj ftojë Qeverinë e Republikës së Serbisë të zbatojë këtë marrëveshje e ndërtoj spitalin e nevojshëm e të domosdoshëm edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës.
Shëndeti është e drejtë themelore e njeriut që nënkupton Serbia duhet të sigurojë qasje në kujdesin shëndetësor në kohë, të pranueshëm dhe të përballueshëm me cilësi të përshtatshme për të gjithë.

Shteti është i obliguar të realizojë shpërndarjen, sigurimin e burimeve dhe shërbimeve shëndetësore. Lugina kërkon që të gëzojë të drejtën për shëndet edhe si masë kundër diskriminimit dhe pabarazisë edhe si masë për të mundësuar qasje në përkujdesjen shëndetësore.

COMMENTS