HomeUncategorized

Bujanoci nis projektin për zhvillimin e aftësive digjitale të të rinjve

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka bërë të ditur se së bashku me drejtoreshën e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola

Pajaziti: Familjarët e dëshmorëve nga Bujanoci së shpejti me shërbime rehabilituese në Banjën “Nëna Naile”
Pajaziti takon përfaqësuessit e KBI-së: Të mos keqpërdoren thirrjet për unitet në varësi të levërdive partiake
Sa janë dënimet pa çertifikatën kovid në kafene?

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka bërë të ditur se së bashku me drejtoreshën e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo, po fillon një projekt të ri të rëndësishëm që synon fuqizimin e të rinjve të komunës.

Projekti fokusohet në inovacionin dhe zhvillimin e aftësive digjitale, duke u ofruar nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve trajnime praktike në fushën e programimit. Përmes këtyre trajnimeve, të rinjtë do të kenë mundësinë të fitojnë njohuri të vlefshme që i bëjnë më konkurrues në tregun modern të punës.

“Kjo është një nismë në mbështetje të rinisë sonë dhe në ndërtimin e një Bujanoci më të zhvilluar dhe më inovativ,” ka theksuar kryetari Pajaziti.

COMMENTS