HomeShoqëri

Pajaziti: Familjarët e dëshmorëve nga Bujanoci së shpejti me shërbime rehabilituese në Banjën “Nëna Naile”

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar një takim me fiziatrin e njohur Dr. Naim Mustafa, specialist në Qendrën për Mjekësi

Tribuna e KDNJ: Të rimendohen politikat publike për rimëkëmbjen ekonomike të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës drejt prioritizimit të krijimit të vendeve të reja të punës
Numri rekord i pjesëmarrësve në trajnimin në Vranjë tregon rëndësinë e fuqizimit të punonjësve të medias në luftën kundër kërcënimeve dhe dhunës
Përse fluturuan helikopterët mbi Tërnoc? Ja si përgjigjet Ministria e Mbrojtjes

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar një takim me fiziatrin e njohur Dr. Naim Mustafa, specialist në Qendrën për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim “Nëna Naile” në Kllokot, ku u diskutua mundësia e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për një kategori të veçantë të qytetarëve: familjarët e dëshmorëve.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në zyrë Dr. Naim Mustafën dhe të bisedojmë për një iniciativë që lidhet drejtpërdrejt me kujdesin për ata që kanë dhënë më të shtrenjtën për lirinë tonë. Së shpejti, familjarët e dëshmorëve do të përfitojnë nga një ofertë shumë e rëndësishme në fushën e rehabilitimit dhe shëndetit fizik,” ka deklaruar Pajaziti në një postim në rrjetet sociale.

Kryetari Pajaziti theksoi se komuna do të vazhdojë të ndërmarrë nisma konkrete që përmirësojnë cilësinë e jetës për grupet më të ndjeshme të shoqërisë, duke përfshirë edhe përkujdesjen shëndetësore për familjarët e dëshmorëve.

Ky bashkëpunim me institucionet shëndetësore jashtë komunës shihet si shembull pozitiv i bashkëveprimit ndërinstitucional në funksion të mbështetjes së komunitetit dhe ruajtjes së vlerave kombëtare.

COMMENTS