HomeShoqëri

Shqipëria mbështet Balkan Economic Forum 2025 në Beograd – Ambasadori Canaj merr pjesë në punimet e konferencës

Sot në Beograd u mbajt me sukses konferenca vjetore Balkan Economic Forum 2025, një nga platformat më të rëndësishme të dialogut ekonomik dhe bash

Musliu takon ministren e arsimit të Shqipërisë
Gjuhë e hapur urrejtjeje në Medvegjë
Covid 19: Ndërron jetë eksperti i IT-së

Sot në Beograd u mbajt me sukses konferenca vjetore Balkan Economic Forum 2025, një nga platformat më të rëndësishme të dialogut ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkan.

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në këtë forum, ku Ambasada e Republikës së Shqipërisë ishte partnere dhe mbështetëse zyrtare e aktivitetit. Ky angazhim konfirmon rolin aktiv dhe mbështetjen që Shqipëria i jep nismave që synojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik, stabilitetit dhe integrimit rajonal.

Konferenca u zhvillua nën kujdesin e Central European Initiative (CEI) dhe me bashkëfinancimin e Western Balkans Fund dhe kompanisë teknologjike Red Hat, duke mbledhur në një vend përfaqësues të qeverive, institucioneve ndërkombëtare, komunitetit akademik, bizneseve dhe medias.

Diskutimet e forumit u fokusuan në sfidat ekonomike që prekin rajonin dhe ekonominë globale, si dhe në shkëmbimin e ideve dhe strategjive inovative për zhvillim të qëndrueshëm, rritje të konkurrueshmërisë dhe thellim të integrimit ekonomik mes vendeve të Ballkanit.

Në panele morën pjesë edhe personalitete të njohura nga Shqipëria dhe rajoni, përfshirë:

  • Z. Gjergj Murra, Drejtor i Western Balkans Fund
  • Z. Ardian Hackaj, Koordinator i Forumit të Ndërlidhjes së Tiranës
  • Dr. Ornela Çuçi, ish-Zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit

Ata ndanë perspektiva të vlefshme mbi dinamikat e zhvillimit ekonomik, sfidat që ndesh rajoni dhe domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar.

Pjesëmarrja e Shqipërisë dhe mbështetja zyrtare e forumit nënvizuan edhe njëherë pozicionin konstruktiv të Tiranës në proceset e bashkëpunimit rajonal dhe angazhimin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Ballkan.

COMMENTS