HomePolitikë

” BOLL MO ARDITË – Mjaft i’a fyeve nderin Presheves “

Kanë vazhduar edhe sot reagimet e strukturave të Alternativës për Ndryshim ndaj deklaratave të kryetares së komunës, Ardita Sinani, në seancën e f

Mustafa: Ky vit shkollor me libra në gjuhën shqipe
Ekskluzive: Teksti i Marrëveshjes Kosovë-Serbi, askund nuk përmendet Lugina
APN: SKANDAL : Kryetarja jo legjitime e Komunes se Presheves – presion projektuesit per ndrrimin e pllakave te trotuarit

Kanë vazhduar edhe sot reagimet e strukturave të Alternativës për Ndryshim ndaj deklaratave të kryetares së komunës, Ardita Sinani, në seancën e fundit të Kuvendit Komunal.

Aktivistët e Forumit Rinor të APN-së, përmes një aksioni, kanë vendosur posterë me figurën e Sinanit dhe mbishkrimin: „BOLL MO ARDITË – Mjaft i’a fyeve nderin Presheves “.

Përveç posterëve, F.R. i APN-së ka bërë edhe një deklaratë publike të cilët po e transmetojmë në tërësi:

Deklarata e F.R. të APN-së

Forumi Rinor i Alternativës për Ndryshim realizuan aksionin kundër deklaratave skandaloze e denigruese të kryetares Ardita Sinani me moton: ” BOLL MO ARDITË – Mjaft i’a fyeve nderin Presheves ”

Ky aksion u ndërmorr për të ngritur notë proteste dhe si pasojë e një sërë deklaratave, linçimeve e shpifjeve të adresuara në emër të të gjithë subjektit Alternativa për Ndryshim, qysh nga fushata elektorale deri në ditët kur ajo po udhëheq, dhe me këtë konsiderojmë se është shkelur çdo parim etik e politik.

Andaj duke i marrë për bazë të gjitha këto, si dhe me qëllim të reflektimit ndaj zhvillimeve të fundit kërkojmë nga Ardita Sinani DORËHEQJEN e saj të menjëhershme.

COMMENTS