HomeSport

Pesë gola në rrjetën kundërshtare dhe lojë e dominuar në tërësi

Tërnoci-Vranjska Banja 5-2 (3-1) Golat: Shpëtim Asani ‘2, Gentrit Ebibi ’25, Veton Zeqiri ’31 dhe 75, Kadrush Fetai “86   Futbollist

Të funksionalizohet “Plani 7 pikësh”
Imami që për 30 vjet s’ju nda xhematit
Von Cramon: BE’ja urgjentisht t’i reagojë Beogradit për pezullimin e adresave të shqiptarëve

Tërnoci-Vranjska Banja 5-2 (3-1)

Golat: Shpëtim Asani ‘2, Gentrit Ebibi ’25, Veton Zeqiri ’31 dhe 75, Kadrush Fetai “86

 

Futbollistët e Tërnocit kanë dëshmuar sot epitetin e favoritit duke e mposhtur ekipin e Vranjska Banjës me rezultat të thellë prej 5:2, pjesa e parë 3:1.

Që në fillim të ndeshjes, “Agallarët” treguan se kanë hyrë për fitore duke shënuar në minutën e dytë nëpërmjet Shpëtim Asanit.

Në minutën e ’25 Gentrit Ebibi thelloi diferencën prej 2:0. Mysafirët zvogëluan rezultatin në 2:1 në minutën e 29.

Por nuk vonoi shumë dhe Veton Zeqiri në minutën e 31 përsëri e dërgon Tërnocin në dy gola epërsi.

Me rezultatin 3:1 përfundoi edhe pjesa e parë.

Mysafirët përsëri zvogëlojnë rezultatin në minutën e 57 ndërsa sulmuesi Veton Zeqiri në minutën e 75 u përkujdes që të shënojë golin e tij të dytë në këtë ndeshje dhe të katërtin për Tërnocin.

Pesë minuta paranpërfundimit të ndeshjes, Kadrush Fetai pas një goditje me kokë vulos fitoren e Tërnocit për rezultatin përfundimtar 5:1.

Me këtë fitore, Tërnoci është ngtitur në kuotën e 7 pikëve pas pesë xhirove të zhvilluara.

Në ndeshjen e ardhshme ekipi ynë luanë si mysafirë kundër skuadrës Nebeski Angjelli.

 

COMMENTS