Pas deklaratave në Kuvendin Komunal të kryetares së komunës, Ardita Sinani, Forumi i Gruas i Alternativës për Ndryshim me një letër të hapur i'u ë
Pas deklaratave në Kuvendin Komunal të kryetares së komunës, Ardita Sinani, Forumi i Gruas i Alternativës për Ndryshim me një letër të hapur i’u është drejtuar Forumit të Gruas së Partisë Demokratike Shqiptare dhe Forumit të Gruas të Lëvizjes për Reforma.
Kjo është përmbajtja e letrës:
Të nderuara,
Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, kryetarja e Komunës znj. Sinani me gjuhë seksiste dhe denigruese ofendoi me shpifje gjithë pjestarët e subjektit të Alternativës për Ndryshim duke ngritur akuza për amoralitet, akuza këto të cilat nuk prekin vetëm gratë e subjektit tonë por të gjithë gratë që janë të përfshira në jetën politike dhe publike.
Ky fakt lë për të kuptuar se kryetarja aktuale e Komunës së Preshevës tanimë ka shkel çdo parim të qeverisjes së mirë dhe çdo standard ligjor dhe etik.
Duke marrë shkas nga kjo ngjarje dhe duke marrë parasysh kauzën e përbashkët për Ngritjen e Rolit të Gruas në shoqëri, Ju drejtohemi, Forumit të Gruas së Partisë Demokratike Shqiptare dhe Lëvizjes për Reforma lidhur me akuzat shpifëse e linçuese të kryetares aktuale dhe ju ftojmë të na bashkangjiteni për të reflektuar dhe reaguar mbi këto qëndrime skandaloze të saj dhe SË BASHKU të dënojmë ashpër gjuhën seksiste dhe denigruese të përdorur në foltoren e kuvendit Komunal.
Mbështetja e juaj në kauzën për të ndërtuar një shoqëri ku nuk tolerohet gjuha denigruese e deklaratat seksiste ndaj subjekteve politike, në veçanti grave, është e domsdoshme, jo vetëm për të mbrojtur pozitën e grave, por në mënyrë që NDERI dhe DINJITETI të ruhen dhe zhvillohet një etikë gjithëpërfshirëse për gjithë banorët në Komunën e Preshevës.
Dënojmë ashpër deklaratat skandaloze të një gruaje, e nëne, që sot kompromiton pozitën e aktivisteve e grave të Alternativës, e nesër mund të tangoj edhe gratë e subjekteve të juaja.
Forumi Gruas
Alternativa për Ndryshim
20 qershor 2021
COMMENTS