HomeNë fokus

Arifit i shlyhet postimi i “Ditëve të Lleshit”, akuzon njohësit serb të kibernetikës

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka akuzuar njohësit serbë të kibernetikës  për ndërhyrje në profilin e tij privat në Facebook. Ar

Deri në fund të javës PVD me listë për zgjedhjet e KKSH-së
VAKSINAT ARRIJNË NË SHTËPINË E SHËNDETIT NË BUJANOC
Nesër zgjedhjet për KKSH

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka akuzuar njohësit serbë të kibernetikës  për ndërhyrje në profilin e tij privat në Facebook.

Arifi ka thëne se i’u është shlyer postimi i tij i djeshëm kushtuar përkujtimit të Komandant Lleshit.

Kryetari i Bujanocit ka ripërsëritur sot postimin duke shtuar ndër të tjera se „Historia e shkruar me gjak nuk mund të shlyhet“.

Postimi i Arifit:

E pa pranueshme reagimet e kibernetikës Serbe të nderhyjnë në profilin tim privat dhe të shlyejnë postimin për eventin e djeshëm Përkujtim të Komandant Lleshit.

Në konsultim me disa njohës të kësaj lëmie kjo ka ndodhë me pretekstin se postimi dhe fotot kanë qenë nxitje ndëretnike.

Të jemi të qartë Historia e shkruar me gjakë, nuk mundë të shlyhet me veprime të nivelit të tillë dhe me asgjë tjetër.

COMMENTS