HomeAktuale

Arifi: Ja si e gjeta kabinetin në ditën e parë të punës

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka publikuar pamje nga kabineti në ditën e parë të punës në të cilën shihen papastërti gjithandej

Ja si i priti Arifi mysafirët nga Gjermania
Drejtuesit e Lidhjes së Sporteve të Serbisë vizitojnë Bujanocin
Erdhën librat, entuziazmohet Mustafa

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka publikuar pamje nga kabineti në ditën e parë të punës në të cilën shihen papastërti gjithandej.

Arifi ka thënë se “kështu ishte qeverisja e tyre dhe atyre që  pretenduan të na udhëheqin”.

Postimi i Arifit:

Pamjet e kabinetit në ditën e parë të punës nuk janë nga ato që lënë për të dëshiruar, ato shpërfaqin kulturën e një qeverisje të rëndomtë, të vjetëruar në mendësi dhe fasadë.

Përveç kaosit i cili na mirëpriti sot në ambientet e punës, nuk pamë askë nga anëtarët e qeverisjes së kaluar, nuk u bë pranim-dorëzim i detyrës sipas një procesverbali siç e kërkon zakoni dhe për më tepër në kabinet kemi mungesë të paisjeve të punës.

Do të doja shumë që këto pamje t’i shohin të gjithë ata që deri mbrëmë trumbetuan për humbjen e një kryetare.

Kështu ishte qeverisja e tyre, kështu pretenduan të na udhëheqin!

COMMENTS