Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka pritur në kabinetin e tij disa nxënës të dalluar të gjimnazit "Sezai Surroi". Me këtë rast, Ar
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka pritur në kabinetin e tij disa nxënës të dalluar të gjimnazit “Sezai Surroi”.
Me këtë rast, Arifi është shprehur përmes Facebookut:
Ishte kënaqësi që sot të mirëpres nxënësit e dalluar të gjimnazit “Sezai Surroi”, të cilët me suksesin e tyre po na bëjnë krenarë.
Ana Mustafa, Florent Latifi dhe Dren Aliu janë tre nxënësit që në garat rajonale të lëndës së fizikës të mbajtura në Vranjë më datë 27.03.2022 fituan vendet e para. Një pjesë të suksesit të tyre i atribohet edhe profesorëve të fizikës Vjollca Rexhepi dhe Baki Rexhepi, si dhe drejtorit të gjimnazit Zejni Fejzullahu.
Komuna e Bujanocit do të vazhdojë të punojë në ngritjen e cilësisë në arsim dhe është gjithnjë në mbështetje të nxënësve të dalluar.
COMMENTS