HomeShoqëri

Nënshkruhet kontrata për vendosjen e kamerave të sigurisë në deponinë e qytetit

Nënshkruhet kontrata "Tash e tutje deponia e qytetit do të jetë nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë 24 orë në ditë. Drejtuesit e N.P. Komunalia

Ambasadori amerikan përuron kabinetin „Makers Lab“, në „Sezai Surroi“
PD e dorëzon e para listën zgjedhore në Bujanoc, LR në Preshevë
Konkurs i komunës së Preshevës për shoqatat qytetare

Nënshkruhet kontrata

“Tash e tutje deponia e qytetit do të jetë nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë 24 orë në ditë.
Drejtuesit e N.P. Komunalia dhe Kompanisë MNF firmosën sot në kabinetin tim kontratën për vendosjen e këtyre pajisjeve të cilat do të shërbejnë për mbikqyrje të vazhdueshme të asaj zone”, njoftoi sot kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti.

“Me këtë akt do të pamundësohet hyrja e personave të pautorizuar në deponi por edhe hudhja e mbeturinave vend e pa vend nga vet punëtorët e ndërmarrjes.

Ndër të tjera, synohet që mos të ketë vënie të qëllimshme të zjarrit nga dashakeqët por edhe çfarëdo lloj intervenimi të përgjegjësve në rast nevoje”, thuhet në njoftimin e Pajazitit të shpërndarë përmes Facebookt.

COMMENTS