HomeNë fokus

APN: Keqpërdorimet e qeverisjes Sinani dhe shuma enorme të shpërdoruara nga buxheti i komunës

Alternativa për Ndryshim ka akuzuar ish qeverisjen e kaluar në Preshevë për zhvatje të parasë publike. Ky subjekt politik, përmes një njoftimi

36 vjet nga themelimi i PVD-së
Marsh protestues në Bujanoc për drejtësi ndaj vrasjes së Arbenit Mujaj
Çfarë u kërkohet qytetarëve të Bujanocit?

Alternativa për Ndryshim ka akuzuar ish qeverisjen e kaluar në Preshevë për zhvatje të parasë publike.

Ky subjekt politik, përmes një njoftimi në Facebook, ka paraqitur shpenzimet e kabinetit të ish-kryetares Sinani për muajin nëntor të vitit të kaluar në vlerë prej 44, 550 din.

Njoftimi i APN-së:

Keqpërdorimet e qeverisjes Sinani dhe shuma enorme të shpërdoruara nga buxheti i komunës

Nëntori i vitit të kaluar, ish shefin e kabinetit Sinani, Driton Bilallin, e gjeti duke nënshkruar faturë në vlerë prej 44.550 dinar – rreth 400 euro. Shpenzime këto, të kryera brenda vetëm 1 muaji për t’u shërbyer me pije brenda kabinetit.

Siç dihet, kjo nuk është dëshmia e vetme e zhvatjes së parasë publike nga ish qeverisja jolegjitime e Ardita Sinanit.

COMMENTS