HomeAktuale

Sinani në takime me drejtuesit e Qeverisë së Kosovës

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, është pritir sot në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zv/ kryeministri i parë Besnik Bis

Sot mori titullin internist, por nuk do të ndalet me kaq
𝐒𝐡𝐨𝐬𝐡𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐏𝐨𝐬𝐡𝐭𝐦𝐞 𝐦𝐞 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭 𝐭ë 𝐫𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐨𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐭 𝐦𝐞 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐚 𝐭ë 𝐯𝐞ç𝐚𝐧𝐭𝐚
Diplomati i parë i Luginës në diplomacinë e Shqipërisë

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, është pritir sot në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zv/ kryeministri i parë Besnik Bislimi.

Postimi i kryetares Sinani:

Sot pata nderin të realizoj vizitën time të parë zyrtare si Kryetare e Komunës së Preshevës te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

Në këtë takim të përzemërt Kryeministri Kurti më uroi për detyrën e re dhe për formimin e koalicionit qeverisës.

Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për realizimin e programit tonë qeverisës dhe për forcimin e bashkëpunimit institucional në të mirë të qytetarëve të Preshevës, pa dallim.

Kjo mbështetje e kryeministrit dhe qeverisë së tij është një shtysë e madhe për ne, që të përparojmë dhe të arrijmë objektivat tona për një Preshevë më të fortë dhe më të begatë.

Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

Postimi zv/ kryeministrit Bislimi:

Në qeveri, e mirëpritëm Kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, të cilën e urova dhe zyrtarisht për marrjen e detyrës së re.

Bashkëpunimi i jonë do të jetë i fuqishëm dhe i qëndrueshëm, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Mbështetja jonë do të vijojë të jetë e palëkundur në shërbim të ruajtjes së gjuhës, kulturës e traditave të shqiptarëve atje.

COMMENTS