Ambasadori i ri i OSBE-së në Serbi, diplomati sllovak Marcel Peško, zhvilloi sot një takim me gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga jugu i Serbi

Ambasadori i ri i OSBE-së në Serbi, diplomati sllovak Marcel Peško, zhvilloi sot një takim me gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga jugu i Serbisë, ku u diskutuan sfidat dhe nevojat e komunitetit mediatik në këtë rajon.
Në fokus të bisedës ishte roli i mediave në shoqëri, pengesat me të cilat përballen gazetarët në terren, mungesa e resurseve teknike, nevoja për trajnime profesionale, si dhe çështja e qëndrueshmërisë financiare të mediave lokale. Gazetarët theksuan se përmirësimi i kushteve të punës është kyç për një informim të pavarur dhe cilësor.
Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua edhe zhvillimeve politike në rajon dhe pozitës së pakicave kombëtare, veçanërisht asaj shqiptare në Luginën e Preshevës. U theksua se mediat kanë rol të rëndësishëm në reflektimin e realitetit në terren dhe në ngritjen e zërit për çështjet që prekin komunitetet lokale.
Ambasadori Peško theksoi se OSBE do të vazhdojë të angazhohet në përmirësimin e pozitës së gazetarëve, mbështetjen e mediave lokale dhe forcimin e standardeve profesionale. Ai shtoi se misioni i OSBE-së mbetet i përkushtuar në promovimin e lirisë së medias, dialogut dhe të drejtave të njeriut në të gjithë vendin.
COMMENTS