HomeShoqëri

Ambasadori amerikan përuron kabinetin „Makers Lab“, në „Sezai Surroi“

Ambasadori i SHBA në Serbi,  Christopher Hill, ka përuruar sot në Bujanoc kabinetin Makers Lab në Shkollën e Mesme „Sezai Surroi“. Kryetari i K

Pajaziti ironizon me praktikën profesionale
𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬 𝐦𝐞 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭, 𝐏𝐚𝐤𝐢𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠𝐮𝐧 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥
Parafushata zgjedhore për Bujanocin?

Ambasadori i SHBA në Serbi,  Christopher Hill, ka përuruar sot në Bujanoc kabinetin Makers Lab në Shkollën e Mesme „Sezai Surroi“.

Kryetari i KK të Bujanocit, Enver Ramadani, ka falenderuar diplomatin amerikan për prezencën por edhe stafin e shkollës për realizimin e këtij projekti.

Postimi i Ramadanit:

Sot isha i pranishëm në Shkolla e mesme Sezai Surroi – Bujanoc ku në prani të ambasadorit amerikan Christopher Hill u bë përurimi i kabinetit Makers Lab.

Një puntori ku nxënësit do të ken mundësi aplikimi të njohurive inovative për mësimnxënje, ndërmarrësi, dhe orientime tjera që jan konkuruese në arritjen e përgatitjeve te tyre profesionale.

Është për të përshëndetur udhëheqësin e shkollës së mesme Admir Nazifi e posaçërisht udhëheqësit  këtij projekti  Bujar Mustafaa Izeir Islami Elhan Murati për punën e tyre te paludhur që së bashku me nxënësit arritën te sigurojnë një nga projektet shumë domethënëse  dhe konkuruese në treg.

Projekte të tilla duhet mbështetur dhe do të kenë mbështetjen nga Kuvendi Komunal i Bujanocit.

COMMENTS