Diplomatët e akredituar në Beograd, Jan Braathu, shef i misionit të OSBE-së në Serbi dhe Christopher Hill, ambasador i SHBA-së në këtë shtet, kanë
Diplomatët e akredituar në Beograd, Jan Braathu, shef i misionit të OSBE-së në Serbi dhe Christopher Hill, ambasador i SHBA-së në këtë shtet, kanë takuar deputetin Shaip Kamberi.
Vet Kamberi, për rrjedhën e takimit është pronocuar përmes Facebookut.
Postimi i tij:
Sot, me Ambasadorin e SHBA, Christopher Hill e atë të OSBE, Jan Braathu, në zyrën e asistencës së deputetit, diskutam çështjet konkrete që kërkojnë zgjidhje urgjente për shqiptarët e Luginës!
Bashkarisht me Sh.T. z.Hill e Braathu u pajtuam që në momentumin që ndodhemi, Lugina e Preshevës ka nevojë urgjente për të parë lëvizje konkrete në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të këtij rajoni.
⚫️ Njohja e diplomave nga Kosova
⚫️ Zgjidhja e ngërçit dhe punësimi i personelit mjekësor në Preshevë, që ende po mbahet peng nga drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë!
⚫️ Integrimi i plotë shqiptarëve në sistemin gjyqësor!
⚫️ Integrimi i plotë i shqiptarëve në Polici në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc
Të gjitha këto, si pjesë e realizimit të planit 7 Pikësh ishin temë diskutimi gjatë këtij takimi me shpresë që me ndihmën e miqve tanë ndërkombëtar progresi nuk do të mungojë në vazhdimësi!
Gjithësesi, bisedimet Kosovë-Serbi kanë impaktin e madh tek ne e nga ku, Lugina pret zgjidhjen e një mori çështjesh.
COMMENTS