HomeNë fokus

Gent Cakaj shpallet qytetar nderi i Bujanocit

Kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, është shpallur sot qytetari nderi i Bujanocit. Vendimi është marrë nga Kuvendi Komunal i përkrahur nga iniciati

Tribuna e KDNJ: Të rimendohen politikat publike për rimëkëmbjen ekonomike të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës drejt prioritizimit të krijimit të vendeve të reja të punës
Thirje për regjistrim nga Ministria për Pakica e R. së Serbisë
Kurti: Shqiptarët e Luginës vazhdojnë ta kenë mbështetjen e palëkundur të qeverisë


Kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, është shpallur sot qytetari nderi i Bujanocit.
Vendimi është marrë nga Kuvendi Komunal i përkrahur nga iniciativa e 26 këshilltarëve shqiptarë.
Kryetari i KK-së, Enver Ramadani, ka lexuar iniciativën në fjalë pas së cilës ka pasuar duartrokitja dhe ngritja në këmbë në shenjë respekti për z.Cakaj.
„ Sot është një ditë e shenjuar për të gjithë qytetarët e Bujanocit.
Mbështetja e tij e pashoq për komunën e Bujanocit dhe qytetarët e saj në fusha të ndryshme dhe bashkëjetësimin e vlerave pro-evropiane e bëjnë “Qytetar Nderi” për nderin e respektin që ia kushtojë një komune të vogël e krejt të harruar nga gjithë ata që kishin obligime institucionale për ta mbështetur.
Duke pasur parasysh angazhimin dhe përpjekjet e tij për të përmirësuar situatën ekonomike në komunën tonë, bashkëpunimin e pakushtëzuar në të gjitha fushat e tjera, besoj dhe jam i bindur se Ministri Gent Cakaj është i denjë të jetë mbajtës i titullit “Qytetar Nderi” i Komunës së Bujanocit.
Duke nderuar personalitetet e profilit te larte siç është z. Gent Cakaj ne i ndërlidhim ata më shumë e më fortë me qytetin dhe bashkëqytetarët tanë.
Andaj në emër të gjithë këshilltarëve të nënshkruar në iniciativë, në emrin tim personal dhe në cilësinë e kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit ju ftoj që ta mbështesni dhe përkrahni këtë iniciative dhe votoni këtë Propozim vendim „, tha Ramadani.
Megjithë vendimit të sotëm të Kuvendit Komunal të Bujanocit, është Ministria Serbe e Pushtetit Lokal ajo që duhet t’i jap dritën jeshile zyrtarizimit të kryediplomatit shqiptar si qytetar nderi i kësaj komune.

COMMENTS