HomeShoqëri

24 milionë dinarë (203.400 €) për përkrahjen e bizneseve

  Sot janë nënshkruar kontratat me 134 afarist lokal të komunës së Bujanocit në vlerë prej 24 milionë dinarë (203.400 €) për përkrahjen e

Kryeministri Kurti emëron Ardita Sinanin këshilltare politike për PBM
Vendimi për targa, a do të ketë lehtësime për qytetarët e Luginës?
Rahim Rahimi jep dorëheqje nga PD

 

Sot janë nënshkruar kontratat me 134 afarist lokal të komunës së Bujanocit në vlerë prej 24 milionë dinarë (203.400 €) për përkrahjen e bizneseve.

Lidhur me ngjarjen është deklaruar kryetari i komunës Nagip Arifi:

“Sot nënshkruam kontratat me 134 afaristë lokal nga komuna jonë.

Për 92 biznese ekzistuese ndamë nga 195.000 dinarë, kurse për bizneset fillestare nga 150.000 dinarë.

Nënshkrimi i kontratave është vetëm hapi i parë në drejtim të ndihmës së afarizmit, dhe pres që kjo përkrahje të ndikojë në rritjen e afarizmit e tyre.

Javën tjetër do të kryhet pagesa për të gjithë përfituesit”, ka shkruar Arifi në Facebook.

COMMENTS