HomeAktualeNë fokus

Agaj: Ndrsyhe premtuat në fushatë, ndryshe po veproni tani

Këshilltari i APN-së në Kuvendin Komunal të Bujanocit, Florim Agaj, duke reaguar ndaj vendimit për subvencionet në ndërmarrësi në komunë të Bujano

APN me një këmb jasht koalicionit në Bujanoc
Kush dëshiron të studiojë në Turqi?
Për çka po bëhet gati policia në Bujanoc ? ( Foto )

Këshilltari i APN-së në Kuvendin Komunal të Bujanocit, Florim Agaj, duke reaguar ndaj vendimit për subvencionet në ndërmarrësi në komunë të Bujanocit ka shpërndarë një video nga fushata e Partisë Demokratike duke shtuar se ndryshe ishin premtimet në fushatë e ndryshe tani po merren vendimet.

Ai ka thënë se me këtë qasje të pushtetit shumë të rinj po detyrohen të braktisin vendlindjen.

Postimi i këshilltarit Agaj:

Për nga premtimet jeni treguar shumë dor-lirë, por në realizimin e tyre po tregoheni shumë koprrac!

Premtimi; “500 mijë deri në 1 milion dinarë subvencione për biznese dhe start-up bizneset deri në 500 mijë dinarë”

Ja keni huq 5 fish, dhe e keni vazhdu e Jo Ndal praktikën e vjetër, praktikë; Ai i jemi, ky i joti, militanti, kusha, baxha, hiq nuk brengoseni e turp nuk keni që jeni duke i detyru të rinjtë me ik e bizneset e vogla me ju vendu dryni! Nuk brengoseni ju jo, i’a keni kriju vetës dhe rrethit tuaj komoditetin për këto 20 vite, të njejtit në pozita, të njejtit përfitues!..

P.s. edhe pse jam në politik, me këtë problematik nuk dëshiroj përfitime të poenave politik, e mora shembull premtimin publik në fushat të shefit të kabinetit me ju tregu që janë të njejtit dhe praktikën e kan të njejtë!

Vegëza e videos:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10224250204954036&id=1570264034

 

 

COMMENTS