HomeShoqëri

Nxënësit nga Kosova u dërgojnë dhurata nxënësve nga Lugina

Një inicitivë, sa humane edhe më shumë emocionale, fëmijët nga Kosova i dërgojnë mesazh fëmijëve nga Lugina e Preshevës : jemi një, kur kam unë ke

Kryetari Shqiprim Arifi si futbollist, luan në ndeshje miqësore dhe uron KF Lugina për titullin kampion
26 vjet nga dalja në skenë e UÇPMB-së – Dobrosini, kthesë historike për Luginën
Rexhepi nga brendia e territorit të Kosovës me mesazh për qarkullimin e lirë në kufi

Një inicitivë, sa humane edhe më shumë emocionale, fëmijët nga Kosova i dërgojnë mesazh fëmijëve nga Lugina e Preshevës : jemi një, kur kam unë ke edhe ti.

“Një pako e vogël, por me dashuri të madhe për ty”!

Me nismë të arsimtarit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, të shkollës fillore “Ismail Qemali”, në Prishtinë, Shpejtim Hyseni, dhe me përkrahje edhe të menaxhmentit, kolegëve e nxënësve të klasëve të 6-ta, janë mbledhur me qindra pako/dhurata e libra për nxënësit e mësimdhënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës ndërsa logjistikën e transportit nga Kosova dhe shpërndarjen e tyre në shkollat Lluçan, Turi, Osllarë, Dobrosin dhe Malësi të Bujanocit e organizoi njëri nga pronarët e TV-Spektri Xhelal Behluli.

Krejt kjo u bëme qëllim të përcjelljes së kujdesit, dashurisë, gëzimit, buzëqeshjes e kujtimeve të mira për fëmijët e mësimdhënësit shqiptarë në Luginë dhe ngritjes së urave të bashkëpunimit.

Me shumë respekt e dashuri për të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që janë,

Drejtoria e Shkollës Fillore “Ismail Qemajli” Prishtinë.

COMMENTS