Nga viti 2002, kur për herë të parë shqiptarët fituan qeverisjen lokale në Bujanoc, ishte vënë një rregull e pashkruar që, pa marrë parasysh numri
Nga viti 2002, kur për herë të parë shqiptarët fituan qeverisjen lokale në Bujanoc, ishte vënë një rregull e pashkruar që, pa marrë parasysh numrin e votave, të bëhet ndarja e pushtetit sipas karakterit etnik, përfshirë këtu funksionet por edhe menaxhimi me buxhetin.
Përjashtim nga ky “rregull” ka bërë një pjesë e vogël e mandatit të dalë nga zgjedhjet e vitit 2008 si dhe mandati aktual ku subjektet politike shqiptare po qeverisin së bashku.
Parimi 60-40 ishte vendosur nga Bashkësia Ndërkombëtare menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2002, dhe nga ajo kohë më nuk është korrigjuar.
Për një proporcionalitet të këtillë gjithnjë janë marrë parasysh regjistrimet e mëhershme të popullsisë, dhe ky parim në shikim të parë dukej të ishte real.
Për fat të keq, romët e Bujanocit asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e marrëveshjeve politike, edhepse numri i tyre si etni ka ardhur gjithnjë duke u shtuar. Pozita më e lartë që kanë përfituar romët e Bujanocit ka qenë një anëtar në Këshillin Komunal.
Të dhënat preliminare të regjistrimit, i cili përfundoi të hënën, po dalin të jenë krejtësisht ndryshe dhe ato nuk përkojnë aspak me ato të vitit 2002.
Shtrohet pyetja, nëse të ardhmen subjektet politike serbe dhe ato rome bashkëqeverisin me ato shqiptare, si do të dukeshin marrëveshjet për ndarjen e pushtetit?
Mesiguri se nuk do të ishin si të mëparshmet. S’do mend se ndoshta si rregull parësore do merrej rezultati i regjistrimit.
COMMENTS