Komisioni Republikan Zgjedhor-KRZ ka publikuar sot vendimin e Komisionit Komunal Zgjedhor-KKZ të Bujanocit, me anë të të cilit është kundërshtuar
Komisioni Republikan Zgjedhor-KRZ ka publikuar sot vendimin e Komisionit Komunal Zgjedhor-KKZ të Bujanocit, me anë të të cilit është kundërshtuar kërkesa e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës KSHL për anulimin e rezultateve zgjedhore të rivotimit të 27 majit, në vendvotimin nr.6 në Tërrnoc, shkruan FOLonline.
Siç shihet në web faqen e KRZ-së, vendimi i KKZ-së është publikuar në ora 11:57 të ditës së sotme (e premte), ndërsa nga ky moment fillon të ec edhe afati 72 orësh për ankesë.
Në rastin konkret, palët kanë të drejtë ta ankimojnë vendimin në instancën qendrore zgjedhore(KRZ) deri të hënën, datë 6 qershor, ora 11:57.
Ky afat, sipas ligjit, parasheh momentin e dorëzimit të ankesës, psh; me postë, por jo edhe arritjen në destinacionin konkret (KRZ).
Sido që të jetë, në Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës kanë theksuar disa herë se do t’i shkojnë deri në fund instancave vendimarrëse të procesit zgjedhor kështu që ky fakt parasheh edhe ankesën eventuale në Gjykatën Administrative.
Kur kihen parasysh afatet e parapara për ankimim, ato të vendosjes si dhe koha që merr dërgim-pranimi i postës, epilogu i rivotimit të 27 majit mund të dihet vetëm pas dy javësh.
Vendimi i KKZ-së në Bujanoc i publikuar nga KRZ:
COMMENTS