HomeNë fokus

Çfarë kërkuan drejtuesit e komunës nga ministri Zemaj ?

Ministri kosovar i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar sot në Bujanoc edhe drejtuesit e komunës, kryetarin Nagip Arifi, zv/kryetarin Shqiprim Musl

Koalicionet lokale në Bujanoc: Fundi i një epoke 60:40, a mund të vie në konsideratë 70:20:10 ?
Çfarë bëri KKSH në vitin 2020?
Në Skenderaj takohen Jashari-Musliu


Ministri kosovar i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar sot në Bujanoc edhe drejtuesit e komunës, kryetarin Nagip Arifi, zv/kryetarin Shqiprim Musliu dhe kryetarin e Kuvendit Komunal, Enver Ramadani.
Në konferencën për media, ministri Zemaj tha se ministria dhe qeveria e Kosovës do të angzhohen për të ndihmuar konkretisht shqiptarët e Luginës dhe se për këtë do të kordinohen ndërinstitucionalisht, raporton FOLonline.
Ai foli edhe për specializantët e rinj të cilët tha se do të merren në konsideratë sipas mundësive ndrësa theksoi se ata duhet të kthehen në vendin e tyre të origjëns.
Kryetari i komunës, Nagip Arifi, tha se pret mbështetjen e ministrisë së shëndetësisë si për shërbimet mjekësore ashtu edhe për pajisjet mbrojtëse.
Poashtu, Arifi tha se pret edhe pranimin e një numri të konsiderueshëm të mjekëve specializantë, shkruan FOLonline.


Më pas ministri Zemaj dhe drejtuesit e komunës vizituan edhe shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, ku drejtoresha, Lela Jovanoviq, i njoftoi me punën e stafit si dhe me rastet dhe trajtimin e personave me Covid.
“ Numri i përgjithshëm i rasteve me koronë në komunën tonë ka arritur në 154,ndërsa 15 raste kanë përfunduar me fatalitet “, tha ajo.
Drejtoresha falenderoi ministrin për ndihmën e qeverisë kosovare për autoambulancën dhe për pajisjet tjera shëndetësore.

COMMENTS