HomeKronikë

Ndërron jetë eddhe personi i dytë i aksidentuar në Lluçan

Lajm në zhvillim: Ndërron jetë eddhe personi i dytë i aksidentuar në Lluçan Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë i aksidentuar sonte në hyrj

KAMBERI: TË DHËNAT E RAPORTIT TË PROGRESIT, TREGUESE TË PUSHTETIT DESTABILIZUES DHE AUTORITAR TË VUÇIQIT
Familja e Lleshit nuk ishte prezente në akademinë përkujtimore, a ishte kjo pasojë e koalicionit në KKSH?
Koalicioni me ankesë në KRZ

Lajm në zhvillim:

Ndërron jetë eddhe personi i dytë i aksidentuar në Lluçan

Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë i aksidentuar sonte në hyrje të fshatit Lluçan.

Lajmin për FOLonline e kanë konfirmuar burimet brenda repartit të emergjencës në Bujanoc.

Të njejtat burime njoftojnë se dy persona të tjerë janë në gjendje akoma të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë lëndime më të lehta.

Që të gjithë janë transportuar për në spitalin rajonal të Vranjës.

Burimet njoftojnë se në veturën e aksidentuar ndodheshin 6 të rinj nga fshati Lluçan ndërsa viti më i vjetër i lindjes ishte 2004.

Burimet e informacionit kanë theksuar se deri tek aksidenti ka ardhur kur vetura në të cilën ndodheshin të rinjët kishte humbur kontrollin në kthesë dhe ka rënë në një përrua.

__________________________________

Aksident me fatalitet në hyrje të Lluçanit

Dyshohet se një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti me fatalitet i cili ka ndodhur sonte në mbrëmje në hyrje të fshatit Lluçan nga ana e Dobrosinit, raporton TV Spektri nga vendi i ngjarjes, transmeton FOLonline.

Burimet e informacionit kanë theksuar se deri tek aksidenti ka ardhur kur vetura në të cilën ndodheshin 5 persona ka humbur kontrollin në kthesë dhe ka rënë në një përrua.

Dyshohet se në veturë ndodheshin të rinj midis moshës 15-18 vjeç dhe se janë nga fshati Lluçan.

Mësohet se në vendngjarje kanë arritur ekipet mjekësore dhe ata të policisë.

Poashtu bëhet e ditur se nga vendi i ngjarjes është arritur të nxirren të aksidentuarit, ndërsa nuk dihet akoma për gjendjen e të lënduarve të cilët janë dërguar për në spital.

COMMENTS