HomePolitikë

PVD me ftesë publike për takim të premten

Partia për Veprim Demokratik është deklaruar në favor të pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare ndërsa për kandidat të saj për deputet ka ricaktua

Kryeministri Kurti emëron Ardita Sinanin këshilltare politike për PBM
Kjo është autoambulaca moderne për Bujanocin
Koalicioni me ankesë në KRZ

Partia për Veprim Demokratik është deklaruar në favor të pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare ndërsa për kandidat të saj për deputet ka ricaktuar Shaip Kamberin.

Në një kumtesë të lëshuar për opinion pas mbledhjes së Këshillit Qendror të PVD-së iu është bërë ftesë publike të gjitha subjekteve politike për pjesëmarrje në një takim të përbashkët, të premten më 18 shkurt, me temë kushtuar zgjedhjeve parlamentare:

Kumtesë e Partisë për Veprim Demokratik

Këshilli Qendror i Partisë për Veprim Demokratik, në mbledhjen e mbajtur të martën, ka shqyrtuar gjendjen politike në Luginën e Preshevës, me fokus të veçantë çështjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, si pasojë e ndërprerjes së parakohshme të kësaj legjislature.

Këshilli Qendror i PVD-së ka vlerësuar pozitivisht punën dhe angazhimin e Grupit Parlamentar ‘Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak’, që ka dëshmuar se përfaqësimi në parlament merr kuptim dhe vlerë nëse ushtron politika të duhura dhe të mira.

Lidhur me procesin e mëtutjeshëm në raport me zgjedhjet parlamentare, Këshilli Qendror ka vendosur :

1/ Partia për Veprim Demokratik do të marrë pjesë në zgjedhje e reja parlamentare.

2/ Partia për Veprim Demokratik kandidon kryetarin e saj, z. Shaip Kamberi, për kandidat për deputet.

3/ Partia për Veprim Demokratik angazhohet për listë të përbashkët të subjekteve politike shqiptare nga Lugina e Preshevës.

4/ Partia për Veprim Demokratik  fton partitë politike shqiptare, me përfaqësues të zgjedhur në zgjedhjet pjesëmarrëse, në zgjedhjet lokale dhe të Këshillit Kombëtar Shqiptar; Alternativën për Ndryshim, Partinë Demokratike, Partinë Demokratike Shqiptare, Lëvizjen për Reforma, Lëvizjen për Progres Demokratik dhe Unionin Demokratik Shqiptar, për një takim të përbashkët, të premten më 18 shkurt 2022, me fillim në ora 19:00, në Sallën e Konferencave të Komunës së Preshevës, me propozim për rend të ditës, çështjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Shërbimi për Informim i

Partisë për Veprim Demokratik

COMMENTS