HomePolitikë

Kamberi konfirmon kandidaturën për deputet

Deputeti i deritanishëm dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka konfirmuar sonte se do të jetë sërish kandidat për deputet

Arifi: “Ditët e gjykatës” meritë e APN-së
Qveria e Kosovës ndanë 50.000 euro për KKSH-në
Shefi i Zyres Ndërlidhëse të Kosovës qëndroi në Bujanoc

Deputeti i deritanishëm dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka konfirmuar sonte se do të jetë sërish kandidat për deputet nga radhët e subjektit të tij politik.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka falenderuar Këshillin Qendror të PVD-së ndërsa është zotuar se do të vazhdojë politikën e deritanishme në parlament me vullnet për të bërë edhe më mirë.

Postimi i Kamberit:

KANDIDOJ PËR MANDAT TË RI !

Falenderoj anëtarët e Këshillit Qendror të Partisë për Veprim Demokratik për besimin e tyre të kandidimit tim për një mandat të ri si deputet në zgjedhjet e reja parlamentare të 3 prillit në Serbi.

Marrë përgjegjësinë dhe zotohem për vazhdimin e politikës që kam ndjekur në parlament. Me vullnet për ta bërë edhe më mirë.

Vazhdon beteja politike dhe parlamentare për liri, demokraci, drejtësi dhe barazi.

Faleminderit të gjithë juve që po më përkrahni masivisht për një mandat të ri.

Kjo më jep forcë, kurajo dhe besim.

Vazhdojmë bashkë!

COMMENTS