HomePolitikë

Drejtuesit e LDK-së takojnë deputetin Kamberi

Drejtuesit e LDK-së kanë pritur sot në Prishtinë deputetin popullor, Shaip Kamberi. Lajmin e bëri të ditur kryetari i këtij subjekti politik, L

Trotuaret për 90 ditë në Bujanoc
Pajaziti viziton ujësjellsin
Memeti: Nuk desha të bëhem pjesë e turpit

Drejtuesit e LDK-së kanë pritur sot në Prishtinë deputetin popullor, Shaip Kamberi.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, i cili foli në superlativ për aktivitetin e deritanishëm të Kamberit.

Postimi i Abdixhikut:

Sot, në Zyret e LDK-së pata kënaqësinë që bashkë me nënkryetarët Haziri e Quni të pres në takim zërin e shqiptarëve në Luginë, deputetin Shaip Kamberin.

Si deputet i guximshëm, i drejtë e i drejtpërdrejtë, qëndrimet e tij në Parlamentin e Serbisë kanë treguar gjithmonë të vërtetën e vetme mbi shtypjen që ushtrohet ndaj shqiptarëve në Luginë dhe të shkuarën e regjimit – që dhe sot s’ndryshon dot – mbi Kosovën.

Zëri i tij s’është zë i vetëm. Puna e angazhimi i tij s’janë angazhime të vetme.

LDK do të jetë një derë e hapur bashkëpunuese me secilin përfaqësues politik shqiptar që punon drejtë e mbarë për shqiptarët kudo që janë.

COMMENTS