HomeSport

Bashkëvendasit në mbështetje të Shefatit në Beograd, në mesin e tyre edhe kryetari Arifi

Foto: Kryetari Arifi në mbështetje të Shefat Isufit Sonte në Beograd, boksieri shqiptar nga Tërnoci, Shefat Isufi, do të ndeshet me kubanezin,

Rexhepi: PVD nuk duhet të hesht ndaj akuzave të Arifit
Të nderuar lexues, shikues dhe ndjekës të FOLonline:
TIKA turke në Bujanoc

Foto: Kryetari Arifi në mbështetje të Shefat Isufit

Sonte në Beograd, boksieri shqiptar nga Tërnoci, Shefat Isufi, do të ndeshet me kubanezin, Ericles Torres Marin, në kuadër të turneut ‘Petkos Boxing’.

Për 31-vjeçarin e lindur në Tërnoc të  i cili tash e 11 vjet lufton me nënshtetësi gjermane dhe zakonisht rrahet në kategorinë e mesme do të jetë kjo lufta e parë në pesha super të mesme.

Shefat Isufi i cili midis kryeqytetit serb do të ngjitet në ring me veshjet kuqezi, ka karrierë të suksesshme me 36 luftëra, prej tyre 30 fitore (22 me nokaut), 4 humbje dhe 2 barazime.

“Pas një pauze të gjatë do të ngjitem në ring kundër një boksieri me përvojë mjaft të madhe. Dëshira ime për t‘u bërë kampion bote nuk shuhet asnjëherë” ka deklaruar Isufi, në faqen e tij të zyrtare në Facebookut në prag të ndeshjes me kubanezin, Ericles Torres Marin, i cili në karrierë ka 20 fitore (8 me nokaut), 17 humbje dhe 1 barazim.

Boksieri tërrnocas është shprehur se është shumë mirë i përgatitur për këtë ndeshje dhe në formë të shkëlqyeshme.

“Jam përgatitur rreth 6 muaj sepse shkaku i virusit më është shtyrë ndeshja por stërvitjet nuk i kam ndalur asnjëherë dhe tash erdhi momenti të ngjitem në ring” shkruan Isufi me shumë optimizëm dhe shumë i kënaqur.

Fillimisht, Shefat Isufi kishte hezituar të ndeshet në Beograd duke e ditur se nuk do të ketë përkrahjen e bollshme të tifozëve shqiptarë megjithatë kjo i ka dhënë motiv shtesë.

“Unë do të ngjitem në ring si shqiptarë dhe do të mundohem t‘i prezantojë ngjyrat tona ku në ring do të ngjitem me veshje kuq e zi” tha Shefati i cili beson në fitore dhe përkundër restrikcioneve për shkak të pandemisë dhe numrit të kufizuar të shikuesve, ai shpreson të ketë një numër të caktuar të shqiptarëve që do të vijnë ta përkrahin në sallën e hotelit Hyatt Regency të Beogradit.

Se Shefati nuk do të jetë pa përkrahje në këtë meç, dëshmon edhe shkuarja e një numri të konsiderueshëm të mbështetësve të tij, kryesisht bashkëvendas.

Në mesin e tyre, në mbështetje të Shefatit,Beogradit i’ja ka mësyrë edhe ktyetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Poashtu, në përkrahje të Shefatit drejt Beogradit janë nisur bashkëvendas të tij të cilët tanimë kanë publikuar fotografi në rrjetet sociale.

Foto: Bashkëvendasit drejt Beogradit për të përkrahur Shefatin

Meçi Sefat Isufi – Ericles Torres Marin fillon nga ora 18:30 dhe do të transmetohet direkt në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.

Gjithashtu, ky meç, përmes video projektorit të madh do të transmetohet edhe në sheshin e qytetit të Bujanocit nga kompania Info-Tech.

COMMENTS