HomeSport

Arifi në ring me Shefatin

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, nuk ka hezituar të ngjitet sonte në ring për të festuar së bashku me boksierin, Shefat Isufi, pasi k

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit Komunal, subjektet shqiptare në tentimin e fundit për koalicion
Të nderuar lexues, shikues dhe ndjekës të FOLonline:
Kërkohet angazhimi edhe i qytetarëve

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, nuk ka hezituar të ngjitet sonte në ring për të festuar së bashku me boksierin, Shefat Isufi, pasi ky i fundit triumfoi ndaj kubanezit, Ericles Torres Marin, në kuadër të turneut ‘Petkos Boxing’.

Arifi i cili nga afër po përcillte meçin e Isufit në Beograd, pas fitores kështu u shpreh në Facebook.

“Nuk ka më mirë se në mes të Beogradit të triumfojë një kampion si Shefati. Disciplina, taktika, puna e palodhshme dhe fitoret e tij na bëjnë krenarë të gjithë shqiptarëve, sidomos bashkëvendësit tanë.

Urime Shefat! Je krenaria jonë!”

Ndërkohë, fitoren e Isufit e ka uruar edhe kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa.

„ Mbreti i nokautit“, ka shkruar Mustafa duke bashkangjitur një foto kur Isufit i ngritet dora lartë nga gjyqtarja në shenjë fitoreje.

Shefat Isufi korri fitore sonte në Beograd duke e nokaotur kubanezin Marin që në raundin e dytë të meçit.

COMMENTS