HomeNë fokus

Banesa për rastet sociale apo për refugjatët nga Kosova?

Seanca e sotme e Kuvendit Komunal të Bujanocit ka nisur me diskutime të shumta lidhur me miratimin e rendit të ditës. Replika ka shkaktuar prop

Vështrimi i redaktorit: Kur do të mbahen zgjedhjet lokale?
Shembulli i Amarit duhet mbështetur edhe institucionalisht
Ja pse, sipas KRZ-së, nuk u aprovua vendimi për rivotim në Tërrnoc (dokument)

Seanca e sotme e Kuvendit Komunal të Bujanocit ka nisur me diskutime të shumta lidhur me miratimin e rendit të ditës.

Replika ka shkaktuar propozimi për pikën e 8-të e rendit të ditës që ka të bëjë me “ndërtimin e banesave për rastet sociale”.

Këshilltarja nga rradhët e APN-së, Seuda Destani Fazliu, ka kërkuar që sot mos të diskutohet për këtë pikë duke thënë se emërtimi i kësaj pike të rendit të ditës është një kamuflim ngase nuk ka të bëjë me ndërtimin e banesave për rastet sociale por për refugjatët nga Kosova.

“ Me këtë po tentohet të ndryshohet struktura etnike e popullsisë në Bujanoc “, ka thënë Fazliu.

Ajo është shprehur se me ndërtimin e banesave për refugjatë po tentohet të shpërblehet ndonjëri nga vrasësit potencial të 13 mijë viktimave kosovare, ndonjëri pres dhunesve potencial të 20 mijë motrave tona”…

Këshilltari nga UDSH, Basri Veseli, duke përkrahur propozimin e Fazliut ka theksuar se nuk ka nevojë që refugjatët të qëndrojnë në Bujanoc.

“Kosova është shtet i lirë dhe demokratik, ka ligje më të avancuara për pakicat, andaj le të kthehen atje”, ka thënë Veseli.

Nga LPD në foltore u paraqit këshilltari, Nevzad Lutfiu, i cili theksoi se APN duhet të paraqes fakte nëse bëhet fjalë se dikush nga refugjatët është kriminel luffte.

“Nëse kjo dëshmohet unë nuk e votoj këtë pikë”, u shpreh Lutfiu.

Jetmir Ismaili nga PD theksoi se miratimin e  lejes për banesat me rastet sociale e  kanë kërkuar ambasadat e shteteve perëndimore, përfshirë edhe atë të Sh.B.A.-ve.

Këshilltari i PVD-së, Ermal Rexhepi, tha se 40 % e shfrytëzuesve të banesave do të jenë qytetarë të komunës së Bujanocit, ndërsa pjesa tjetër do të jenë vetëm se shfrytëzues ndërsa banesat do të jenë pronë e konunës.

Në fund të debatit, me shumicë votash këshilltarit miratuan në tërësi rendin e ditës duke hedhur poshtë propozimin e APN-së për largimin e pikës së 8 të rendit të ditës.

 

 

 

COMMENTS