HomeAktuale

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit Komunal, subjektet shqiptare në tentimin e fundit për koalicion

Seanca konstituive e Kuvendit Komunal të Bujanocit është shtyrë nën arsyetimin e shpalljes së masave emergjente kundër pandemisë. Në orën 10 - të

Koalicioni stabil, zhvillohet seanca e Kuvendit Komunal të Bujanocit
Pajaziti: Po përfundon edhe muaji i katërt i vitit, komuna asnjë punë në dobi të qytetarëve
Larg shiut të Bujanocit: Ramadani dhe Musliu në Ulqinin me diell, shkas takimi i komunave shqiptare

Seanca konstituive e Kuvendit Komunal të Bujanocit është shtyrë nën arsyetimin e shpalljes së masave emergjente kundër pandemisë.
Në orën 10 – të kur ishte planifukuar të nis seanca, në sallë prezent ishin vetëm këshilltarët e koalicionit rreth SNS-it dhe këshilltari i partisë rome .
Nenad Mitrović nga SNS tha për portalin Bujanovaçke se dyshon në arsyen zyrtare për anulimin e seancës.
„ Unë mendoj se arsyeja e anulimit është se liderët shqiptarë nuk arritën të bien dakord për formimin e shumicës „, tha Mitroviq.
Mitroviq përsëriti se të mërkurën ai bëri një marrëveshje gojore me PD-në e Nagip Arifit dhe LPD-në e Shqiprim Misliut për formimin e koalicionit, por që marrëveshja nuk u nënshkrua sepse të gjithë liderët shqiptarë udhëtuan dje në Tiranë për konsultime mbi koalicionin shqiptar.
Ndërkohë, FOLonline merr vesh se në këto çaste në selinë e PD-së në Bujanoc është duke u bërë tentimi i fundit për koalicionin eventual gjithshqiptar.

COMMENTS