HomeNë fokus

Dita e dytë e shpërndarjes së librave: Destinacioni „ M. Kadriu dhe N.Frashëri „

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka vazhduar sot me shpërndarjen e librave të ardhura nga Shqipëria për nxënësit me mësim në gjuhën shqipe. Pas Preshevës

Ragmi Mustafi kandidat i PVD-së për kryetar të Bujanocit
Javën tjetër i mundur zhbllokimi i çështjes së koalicioneve, angazhohet edhe kryeministri Kurti
Delegacioni nga Lugina përmbyll vizitën në Strazburg


Këshilli Kombëtar Shqiptar ka vazhduar sot me shpërndarjen e librave të ardhura nga Shqipëria për nxënësit me mësim në gjuhën shqipe.
Pas Preshevës, ky aktivitet ka vazhduar sot në komunë të Bujanocit.

Postimi i kryetarit të KKSH, Ragmi Mustafa:

Sot janë pajisur me tekste mësimore falas edhe nxënësit e shkollës fillore ,, Muharrem Kadriu” Tërrnoc dhe “Naim Frashëri” në Bujanoc.
Pas shpërndarjes së teksteve mësimore dje, për nxënësit e shkollës fillore “Avdulla Krashnica” Miratoc, “Migjeni” në Caravajk, “Selami Hallaçi” Rahovicë, “Zenel Hajdini” Raincë.
Arritja e standardeve të cilësisë në arsim është synim i përbashkët. Këto komplete të teksteve nga Shqipëria janë më të avancuarat në rajon që do të mundësojnë e lehtësojnë procesin edukativo-arsimor.
Gëzimi dhe kënaqësia e fëmijëve është shpresëdhënëse për të qenë konkurrent e të barabartë me të gjithë të tjerët në rajon.
Vazhdojmë me nxënësit e shkollave tjera…
#LibraShqip #LibraFalas #Lugina #Presheva #Bujanoc #Medvegjë #KKSH

COMMENTS