HomeAktuale

Për çka po bëhet gati policia në Bujanoc ? ( Foto )

Forca të shtuara të policisë janë vërejtur në pjesën anësore të stacionit policor në Bujanoc, raporton FOLonline nga vendi i ngjarjes. Siç shihet n

Nisin pagesat për bursat e studentëve
Ja çka do të financojë Shqipëria në Luginë
Britanezët për vizitë në KKSH


Forca të shtuara të policisë janë vërejtur në pjesën anësore të stacionit policor në Bujanoc, raporton FOLonline nga vendi i ngjarjes.
Siç shihet në pamje ata janë të pajisur me mjete për intervenim të shpejtë, siç janë jelekë antiplumb, mbrojtëse xhami, helmeta, etj.
Siç merr vesh FOLonline, pjesëtarët e MPB-së do të dërgohen në drejtim të Surdulicës si pjesë shtesë e përforcimeve me rastin e ndeshjes çerekfinale të Kupës së Serbisë në futboll e cila zhvillohet sot midis ekipit vendas, Radnik, dhe klubit të popullarizuar nga Beogradi, Partizan.

COMMENTS